Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryeministri Edi Rama, iu premtoi himarjotëve se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e pronave

Ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e së dielës në Himarë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu premtoi himarjotëve se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e pronave. Në Kadastër ka filluar digjitalizimi për Himarën. Pra besoj që pas tetorit do të fillojmë pak nga pak edhe procesin tjetër edhe gjithçka do të shkojë në vendin e duhur”, tha Rama. Në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, kryeministri Edi Rama i krahasoi himarjotët me baskët në Spanjë. Po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet qoftë me Tiranën, qoftë me Athinën. Dhe në fund fare konkluzioni është po ai, janë himarjotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër”, tha Rama. Duke folur për zgjedhjet në Himarë, Rama u shpreh se tashmë rezultati ishte i ditur, duke iu referuar sondazheve, të cilat sipas tij tregojnë një mbështetje të madhe për kandidatin e PS, Vangjel Tavo.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …