Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë. Ai ka shkruar se dëmtimi ipronës publike, aktet e dhunshme dhe vandale të opozitës, janë të papranueshme. “Protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes. ‘Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona” ka shkruar kryeministri, Edi Rama. Ai ka shfaqur solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve dhe ju ka uruar shërim të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4 për qind

Aktivistja dhe gazetarja, Janina Ymeri ka shfaqur brengëns e saj për rritjen e vazhdueshmem të …