Kryeministri Edi Rama kritikon BE-në për mos dhënien e vizave për Kosovën dhe mbron kreun e UÇK-së, në Hagë

Kryeministri, Edi Rama, kritikon BE-në për mos dhënien e vizave për Kosovën dhe mbron kreun e UÇK-së, në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pjesëmarrës i samitit të Bërdos të mbajtur në Slloveni. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri, Rama është shprehur me tone kritike në samitin  “BE-Ballkani Perëndimor” në Bërdo të Sllovenisë, për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendure dhe çështjen e Gjykatës Speciale, apo gjyqësinë që po u bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai  pyeti, çfarë ndodh me ekzistencën e 2 milionë qytetarëve nga Kosova ende të mbyllur brenda vendit të tyre pas disa vitesh që vendi arriti pajtueshmërinë e plotë për liberalizimin e vizave.

A nuk është surreale që ata të mund të udhëtojnë lirshëm jashtë vendit të tyre nën një regjim brutal të hequr me ndihmën e bombave të ShBA-së, dhe Bashkimi Evropian  tani çlirimtarët e tyre i mbanë të kyçur?

Nga rruga, BE-ja i ka dhënë liberalizimin e vizave 52 milionë njerëzve jashtë bashkimit të ardhshëm dhe jo vetëm më parë, por edhe pasi vetë BE deklaroi publikisht se Kosova përmbushi të gjitha kriteret teknike dhe madje edhe kriteret krejtësisht ad hoc të zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi”, ka thënë  mes tjerash kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …