Kryeministri, Edi Rama, sot në Beograd ka ftuar të gjitha vendet në rajon t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur

Kryeministri, Edi Rama, sot në Beograd ka ftuar të gjitha vendet në rajon t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Beograd, me krerët e Nismës “Ballkani i Hapur”,  sërish ka kërkuar që të gjitha vendet në rajon t’i bashkohen këtij projekti, duke i bërë thirrje për bashkim:  Turqisë, Greqisë, Italisë e Hungarisë. Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit, por edhe Turqia, Greqia, Italia apo Hungaria. Edi Rama tregoi  me këtë rast se si një kryeministër i një shteti anëtar i BE-së shprehu indinjatën pse nuk është  ftuar për të marrë pjesë në këtë takim. I thashë do ta diskutojë me kolegët e mi dhe me siguri do të jemi të hapur të ju ftojmë, dhe më vjen shumë mirë që po shohim shenja se po vjen dita që duan të ftohen në Ballkanin e Hapur,  gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohem. Për mua konfirmon se Ballkani është po kaq i rëndësishëm për Evropën, sa është Evropa për Ballkanin.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …