leoni

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi një bisedë me kryetarin e Republikës, Bajram Begaj lidhur me Samitin e Procesit të Berlinit

Samiti i procesit të Berlinit, i cili pritet të mbahet më 16 tetor në Tiranë, si edhe vizita, për herë të parë  e Presidentit francez, Emanuel Macron në Shqipëri , ishin në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:  Sot me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, biseduam për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kryetari të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Siguria e Kosovës nën hijen e spiunazhit: Heshtja institucionale thellon dyshimet

Rasti i arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica …