Kryeministri Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë!

Kryeministri Haradinaj thotë se arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Itali, ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësuesit e arbëreshëve të këtushëm, me ç‘rast ka vlerësuar lartë angazhimet e tyre të pareshtura për të ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar shqiptar. Ai ka thënë se arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët.

Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeministri Haradinaj ftoi përfaqësuesit e organizatave kulturore arbëreshe që të vizitojnë sa më shpesh Kosovën. “Për mua është një moment domethënës qëndrimi me ju sot. Ju e keni mbijetuar ndër shekuj identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane, të trashëguara që atëherë. Dëshiroj të ju them se ne ju çmojmë shumë”, tha  Haradinaj në një bashkëbisedim me arbëreshët e Italisë por edhe kosovarë që prej kohësh jetojnë në Itali.

Ai, përmendi faktin se marrëdhëniet me komunitetin arbëreshë të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim shqiptarët duhet t’i intensifikojnë ato, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore e kombëtare, por edhe kultivimin e miqësisë së ndërsjellë. Haradinaj vizitoi edhe Kishen Katolike Abreshe Shën Thanasi dhe Kolegjin Grek ku u njoftua për së afërmi me vlerën historike dhe kulturore të këtyre dy monumenteve nga intelektuali arbëreshë Domenico Morelli.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …