Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Kryeministri Haradinaj: Bujqësia dhe zhvillimi rural e ka marrë vëmendjen dhe kjo vërtetohet nga rritja e buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bujqësia dhe zhvillimi rural e ka marrë vëmendjen dhe kjo vërtetohet nga rritja e buxhetit. Haradinaj këto komente i bëri në konferencën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”, të organizuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ai tha se bujqësia është themel i jetës dhe në pamundësoi të zhvillimeve të industrive tjera, kjo e kërkon vëmendjen e madhe.

“Vështirësitë janë të shumta si ndërprerja e vazhdimësisë që ka ndodhur por edhe nga fragmentimet e ndodhura si ujitja dhe pasimi i prodhimit në treg. Ne do t’i kushtojmë vëmendje  zhvillimit të bujqësisë, pra një zhvillim i qëndrueshëm dhe vlerësojmë lartë pasurinë rurale dhe kisha veçuar disa aspekte të rëndësishme, e para është strategjia deri vitin 2020 është me rëndësi  të jetë e zbatueshme duke e lidhur me fermerët dhe njerëzit që janë në aktivitetin bujqësor dhe këtu kërkojmë  angazhimin e të gjithë neve, të komunave, të agjencioneve, partnerëve që koordinimin dhe ndarjen e detyrave të bëhet sa më saktësi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …