Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe ku do të flasë për situatën politike në Kosovë

Kryetari Thaçi: As plagët në trup nuk e ndalnin komandant Mujën që të qëndronte në frontet e luftës pranë bashkëluftëtareve

Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi e ka përkujtuar njërin ndër komandantet më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqin në 19 vjetorin e rënies së tij heroike. Ai ka thënë së as plagët në trup nuk e ndalonin komandant Mujën që të ishte në fronte të lutës.

“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë. As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar  në një postim të tij kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …