Brickos

Kryeministri Haradinaj është takuar me Kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin malazez Markoviq

Kryeministri Haradinaj është takuar me Kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin malazez Markoviq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të Konferencës për Ekonomi në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Budvë, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Gjatë takimit, është biseduar për bashkëpunimin dhe integrimet rajonale për të cilat kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të jetë kontribuuese në këtë rrugë të përbashkët të vendeve të rajonit, në të njëjtën kohë kërkoi nga kancelari Kurz mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i njoftoi kancelarin Kurz dhe kryeministrin Markoviq për zhvillimet e përgjithshme në vend, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe agjendën e reformave evropiane. Kryeministri Haradinaj, vlerësoi raportet e mira të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, si dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në dialogun me Serbinë për të arritur një marrëveshje ligjërisht obligative, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Kryeministri Haradinaj kërkoi nga bashkëbiseduesit mbështetjen e vendeve mike në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugëtimin euroatlantik të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …