Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se rritja e pagave në sektorin publik po merret më shqetësim nga bizneset

Kryeministri Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar sot heroin e kombit Hasan Prishtina në 85 vjetorin e vrasjes së tij. Ai e ka vlerësuar atë si një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar që i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet.

“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …