Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim Presidentin e nderit të Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim Presidentin e nderit të Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Presidentin e nderit të Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, me të cilin biseduan për zhvillimet në vend e po ashtu edhe për të arriturat e Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar. Kryeministri Haradinaj, e falënderoi  Presidentin e Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron për vizitën e tij në Kosovë dhe për rolin e forumit që të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar duke promovuar praktikat e mira. Ndërkaq, Presidenti i nderit i Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, tha se ishte kënaqësi të jetë sot në Kosovë dhe të zhvillojë takim me kryeministrin Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …