Kryeministri Haradinaj me disa anëtarë të kabinetit qeveritar e ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës

Haradinaj me disa anëtarë të kabinetit qeveritar e viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit

Kryeminitri i Kosovës Ramush Haradinaj se bashku me disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu i vendit Naim Tërnava.

“Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, së bashku me kolegët nga kabineti qeveritar, kam vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Me këtë rast kam uruar myftiun Naim Tërnava, dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, me mesazhin se kjo festë duhet të na shërbejë në forcimin dhe zgjerimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet nesh. Zoti e ruajtë popullin tonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …