leoni

Kryeministri Haradinaj: Të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera

Kryeministri Haradinaj: Të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes për Sfidat e Mijëvjeçarit është një lajm i madh për Kosovën. Ai në një konferencë të jashtëzakonshme e thirrur në orën 8 e 30 Haradinaj tha se me koordinatorin nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit Petrit Selimin kanë biseduar për  efektet e kësaj marrëveshje që do t’i ketë në Kosovë, në kursimin e energjisë. “Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera”, tha Haradinaj. Ndërsa Petrit  Selimi tha se kanë filluar me  49 milionë por nëse shënohet progres në sundimin e ligjit që të vazhdohet me investime të mëtutjeshme. “Fondi do te themelohet në fund të këtij viti. Do të derdhen mjete me eficiencë të energjisë dhe  sundim të ligjit. I kemi tri vjet përpara që t’i investojmë 49 milionë dollarë”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Elhame Muqolli: Fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, të mos mbesin vetëm numra të panjohur

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershori, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli …