Lakmi Urrjtje Smira

Një taraf i gazetarëve në Kosovë janë të zhveshur nga çdo parim moral, njerëzor e kombëtar

Në gazetarinë shqiptare përgjithësisht, veçmas në Kosovë, është krijuar bindja se gazetarët janë të paprekshëm, se duhet të jenë gjithnjë të paprekshëm edhe kur shajnë e përbuzim,  edhe kur bëjnë pyetje të marra dhe naive edhe kur provokojnë me pyetje dhe fusin hundët brenda familjes së një politikani, apo një autoriteti, edhe kur gënjejnë hapur edhe kur e deformojnë lajmin madje edhe kur shpifin e përbuzin.

Ja vetëm  disa  konstatime karakteristike të këtij lloji gazetarësh:

Veton Surroi: “Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK, që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”. Konstatim racist, fashist.

Gazetari i Ekspressit Arben Idrizi  akuzon Adem Jasharin, “për sikur thotë ai, pjesëmarrje, në vrasjen e familjes së tij”. Konstatim antikombëtar, antinjerëzor.

Parim Olluri: Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë, do të ishte një biznesmen i fuqishëm i pasluftës. Do të thoshte se komandanti legjendar do të ishte edhe pronar i Z-Mobile. Konstatim  hipotetik, hipokrit, antikombëtar dhe antinjerëzor.

Baton Haxhiu: Do t’ju çudis nëse ju them që si publicist, gazetar, opinionbërës, kam qenë, jam dhe do të jem për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së! Le të shkojnë të gjithë atje… Sepse rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare.( Letër Liljanës) Konstatim idiotik i një skllavi të nënshtruar përjetësisht.

( Më gjerësisht në “Analiza”)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …