Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes për Sfidat e Mijëvjeçarit është një lajm i madh për Kosovën. Ai në një konferencë të jashtëzakonshme e thirrur në orën 8 e 30 Haradinaj tha se me koordinatorin nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit Petrit Selimin kanë biseduar për efektet e kësaj marrëveshje që do t’i ketë në Kosovë, në kursimin e energjisë. “Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera”, tha Haradinaj. Ndërsa Petrit Selimi tha se kanë filluar me 49 milionë por nëse shënohet progres në sundimin e ligjit që të vazhdohet me investime të mëtutjeshme. “Fondi do te themelohet në fund të këtij viti. Do të derdhen mjete me eficiencë të energjisë dhe sundim të ligjit. I kemi tri vjet përpara që t’i investojmë 49 milionë dollarë”, tha Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …