Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka uruar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka uruar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov i cili beson së Haradinaj do t’i realizoj me sukses prioritetet e  shpallura nga ai.

“Në emër të qeverisë bullgare dhe personalisht nga ana ime, ju lutem të pranoni përgëzimet dhe përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si Kryeministër. Unë besoj se në postin e ri ju do të bëni çdo përpjekje për të zbatuar prioritetet e shpallura nga Ju për qeverinë e re – sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe euroatlantik, si dhe dialogu me Republikën e Serbisë. Jam i bindur se edhe në të ardhmen marrëdhëniet e mira politike midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen duke u thelluar dhe duke e stimuluar bashkëpunimin mes nesh për interesat e përbashkëta. Duke ju uruar shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme, Ju lutem, z. Kryeministër, pranoni urimet e mia më të përzemërta”, thuhet në telegramin e urimit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …