Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Një taraf i gazetarëve në Kosovë janë të zhveshur nga çdo parim moral, njerëzor e kombëtar

Në gazetarinë shqiptare përgjithësisht, veçmas në Kosovë, është krijuar bindja se gazetarët janë të paprekshëm, se duhet të jenë gjithnjë të paprekshëm edhe kur shajnë e përbuzim,  edhe kur bëjnë pyetje të marra dhe naive edhe kur provokojnë me pyetje dhe fusin hundët brenda familjes së një politikani, apo një autoriteti, edhe kur gënjejnë hapur edhe kur e deformojnë lajmin madje edhe kur shpifin e përbuzin.

 

Ja vetëm  disa  konstatime karakteristike të këtij lloji gazetarësh në fillim të kësaj analize

 

Veton Surroi: “Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”. Konstatim racist, fashist.

Gazetari i Ekspressit Arben Idrizi  akuzon Adem Jasharin, “për sikur thotë ai, pjesëmarrje, në vrasjen e familjes së tij”. Konstatim antikombëtar, antinjerëzor.

 

Parim Olluri: Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë, do të ishte një biznesmen i fuqishëm i pasluftës. Do të thoshte se komandanti legjendar do të ishte edhe pronar i Z-Mobile. Konstatim  hipotetik, hipokrit, antikombëtar dhe antinjerëzor.

 

Baton Haxhiu: Do t’ju çudis nëse ju them që si publicist, gazetar, opinionbërës, kam qenë, jam dhe do të jem për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së! Le të shkojnë të gjithë atje… Sepse rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare.( Letër Liljanës) Konstatim idiotik i një skllavi të nënshtruar përjetësisht.

Kjo gazetari e  këtij formati antikombëtar që është edhe diçka më shumë se kaq, tashmë është  instaluar  në Kosovë, sidomos  në mediet që i kanë shërbyer dhe disa i shërbejnë edhe sot Serbisë, disa madje edhe  Greqisë dhe përgjithësisht  klaneve nga ku thithin burime. Nuk është rastësi që në mediet, të cilat zhvatin miliona euro nga  burime publike dhe jo publike, pronarët e tyre janë gazetarë të ish shkollave komuniste të Kumrovecit, bijë dhe bija ambasadorësh jugosllavë, kumbarë të Stanishiqit, bijë spiunësh të regjimit të Milosheviqit dhe të këtij soji përgjithësisht. Këto mbetje të ricikluara kanë prodhuar këtë mendësi gazetarësh skizofrenë që në popull njihet me krahasimin,  “si pela pa fre”.

Kjo përmbajtje ideologjike, nga e cila kanë dalë një staf gazetarësh dhe që janë të pranishëm në opinion, janë gazetarë mercenarë, të cilët shiten e blihen, sikur prostitutat në shtëpitë e tyre publike, të regjistruara e të paregjistruara. Për fatin e keq në procesin, në të cilin po kalon vendi, kjo kastë gazetarësh, jo vetëm përfiton financiarisht, por iu ka dhënë  mundësia të krijojë monopol mbi gjykimin dhe shprehjen e lirë.

Ata, në të shumtën e rasteve akordojnë qëllimet dhe sapo të afishohet një lajm sensacional apo një gënjeshtër e sajuar  me “copy paste” me shpejtësi shpërndahet, ashtu sikur  kur  hapet jastëku me pendla dhe ato shpërndahen gjithandej. Dhe kur adresohet një reagim, burimi i parë i informatës që me ligj e  ka për detyrë ta botojë reagimin, këtë e bëjnë në pak raste, vetëm nëse frikësohen nga reaguesi.

Reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, ndaj një pyetjeje paragjykuese, naive dhe jo serioze, të një gazetari, bëri që jug-gazetarët të marrin turr, pikërisht sikur grerëzat  kur zhurmërojnë dhe të cilat nuk zgjedhin  vend ku bëjnë përpjekje ta fusin thimthin, madje disa syresh janë insistues dhe futen në trup sikur miza e kalit, sepse atje e nxjerrin ushqimin.

Thjesht ata sulmojnë dhe bota tjetër që nuk është “gazetare” paska detyrë të urtohet dhe të mendojë me logjikën se gazetarit  iu lejuaka gjithçka.

Në këtë rrugë pa krye, shumë gazetarë shkojnë deri në ekstremin  e paraqitjes, me pyetje banale deri edhe idiote, pikërisht sikur e portretizon idiotin, babai i kodifikimit të karaktereve njerëzore, filozofi grek, Thoefrasti. Duke tipizuar njeriun e marrë, zevzek dhe të papërgjegjshëm  ai thotë se i tilli, pra idioti,  është ai i cili  shkon deri atje me idiotizmin e tij  dhe pyet të ëmën se si është ndier fizikisht gjatë kohës kur e kishte  lindur atë. Shumë nga ata që kanë kryer ndonjë kurs apo shkollë gazetarie në Kosovë, me pyetjet që bëjnë, me shkrimet gjoja hulumtuese, apo investiguese sikur i quajnë ata, duke u qëndisur me fjalë të huaja, që iu shkojnë për shtati në përmasë të inteligjencies, janë pyetje ndër më banalet.

 

2

Konstatimi racist e fashist i Veton Surroit: “Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”

Një gazetar apo gazetare pa përvojë edhe mund të gabojë dhe gabimet janë njerëzore e falen, por a thua nuk gabon një gazetar i rangut të Veton Surroit kur konstaton: “Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi…  albInfo, 3 tetor 2016).  Sipas këtij rezonimi krejtësisht racist e fashist del se të gjithë ata 200.000 vetë që e kishin votuar PDK-në qenkan kriminelë, apo më butë, njerëz për të cilët krimi qenka veprim i pranueshëm. Surroi nuk shpjegon me këtë rast sesi i kishte rënë në gjunjë ambasadorit Dell dhe Hashim Thaçit për një post ministri kur ORA e tij stagnoi përgjithmonë në 4.2. dhe kur Thaçi i kishte fituar zgjedhjet.  Tani shtrohet pyetja po të kishin pranuar kërkesën e tij me përulje skllavi ambasadori Dell dhe Hashim Thaçi, a do të kishte shkruar Veton Surroi se 200.000 anëtarët e PDK-së janë pajtuar që krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”. Ja shembulli më tipik sesi paraqitet gazetaria agresive e regresive e një gazetari që ka krijuar një piramidë mediale në kohën e regjimit të Milosheviqit kur ishin mbyllur të gjitha mediet në gjuhën shqipe.  Ishte vetëm “Koha e tij ditore” të cilën regjimi kriminal, shqiptar-vrasës nuk e ndalonte, as e kishte ndalujra kurrë as e kishte dënuar për raportim të njëanshëm.

 

Shkolla e sotme e gazetarisë me përmbajtje retrograde, që heq origjinë  të periudhës së bashkim vëllazërimit i mëson gazetarët të jenë imponues, të piketojnë vetëm anët që ata mendojnë se janë të errëta, të kritikojnë çdo zyrtar, përveç atyre nga të cilët vjelin fitime, të diskreditojë figura dhe autoritete pa fakte, por vetëm me fabrikime e thashetheme, të tregohen trima në pyetje, duke mos përfillur asnjë kod të gazetarët apo të njeriut me moral e integritet autoritet.

Të tillët, marrin nëpër gojë dhe pretendojnë t’i diskreditojnë vlerat kombëtare, të kaluarën e vënë nën hije dyshimi, pretendojnë ta diskreditojnë Skënderbeun dhe çdo personalitet të rëndësishëm të historisë, kulturës e botës shqiptare përgjithësisht. Të tillët u ngjan pelave pa fre sikur thotë populli, që lëshohen revan, sepse nuk ka kush iu vë frerin për t’i shaluar.

Krijimi i bindjes se gazetari është mbi të gjithë, se nuk ka kush çka i bën, ka krijuar tipin e gazetarit arrogant, të panjerëzishëm që i jep vetës të drejtë të nxijë e të përdhos çdo vlerë, meqë ai përlanë përpara vlerat sikur derri margaritarët.

 

3.

Kush flet dhe vulos në emrin e vetë, me akronimin AGK për mediet dhe gazetarët e Kosovës?

Gazetarët e kësaj shkolle, kanë formuar edhe lidhje e asociacione të vetat, pa përfillur të gjitha mediet dhe pa kërkuar pëlqimin e tyre. Ata  flasin e lëshojnë deklarata në emër të të gjitha medieve, sikur është i ashtuquajturi Asociacion  i Gazetarëve të vetëquajtur “profesionistë” të Kosovës, i cili reagon madje edhe vetëm pse një politikan apo një autoritet e paska shikuar vëngër akëcilin gazetar.

Në shumë raste ka edhe inskenime mazohiste, thjesht sa për paraqitje në opinion. Improvizojnë vetë kërcënime, me emra anonimë, improvizojnë se janë rrahur nga persona gjithnjë të panjohur, se janë kërcënuar deri me vdekje, vetëm për ta tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të rritur klikimet në adresë të vet.

Ja çfarë niveli perceptimi dije e kulture kanë gazetarët e tillë!

Ky soj  i gazetarëve alarmon mediet në Serbi dhe në botë duke gënjyer se Kosova nuk është vend i lirë dhe se i diskriminon gazetarët. Kjo është puna e këtyre matrapazëve debilë, arrogantë, bjerrakohës e parazitë, të cilët tërë kohën e kalojnë nëpër kafene, duke kurdisur kurthe, duke shpërndarë thashetheme dhe duke nxitur fushata sidomos kundër komandantëve të luftës së UÇK-së, kundër ish të burgosurve politikë, kundër regjimit të Enver Hoxhës, po kurrë kundër regjimit të Titos e të kralit. Kjo dëshmon për prejardhjen e tyre jugo-ideologjike.

Magnatë dhe përfitues pa skrupull  në disa  mediet e sotme super-profitere janë kumbarët  e Stanishiqit, bijtë e ambasadorëve të Titos, bijtë e UDB-ashëve me damkë, bijtë e bijat  e ish-kolaboracionistëve të Serbisë.

Me të tillët gazetaria në Kosovë nuk bën dot para. Sesa aftësi e dije kanë ata dhe soji i tyre shihet nëpër debate publike, hetohet nga gjuha e ndragur e tyre, nga mungesa e kulturës gjuhësore dhe e kulturës së shprehjes përgjithësisht, nga varfëria totale e fjalorit, i cili përbën shumë të thuhet nja  500 fjalë që i rrokullisin, i zhvatin si çamçakëz  mbarë e mbrapshtë që i qëndisim me të shara, fyerje drejtuar njëri-tjetrit dhe autoriteteve të catuara sipas porosisë.

Lexoni shkrimet e tyre dhe do të bindeni se fondi i fjalorit të tyre shprehës e shkrues në përdorim është minor, është statik, është i ngulfatur, i tredhur, sepse dija dhe perceptimi i tyre për fenomenet është tejet i kufizuar, krejt njëdimensional, me mungesë të theksuar të arsimimit të përgjithshëm lërë më arsimin  profesional.

Dhe “gazetarët” e tillë, që nuk dinë as të formulojnë një pyetje si duhet, reagojnë si kor sorrashkash, kur dikush ua përkujton nivelin e tyre mizor të dijes e mungesën e theksuar të arsimimit.

Madje dikush nga ai mes gazetarësh  i merr në mbrojtje si vetët  për të bërë fushatë sepse gazetarëve po u lejuaka ta bëjnë nervoz politikanin, u lejuaka ta dekoncentrojnë madje edhe ta “terrorizojnë” cilindo politikan. Ja çfarë megalomanie naive nxjerrin në sipërfaqe trutharët e tillë.

Ju sjellim në kujtesë pyetjet banale, cinike të një gazetareje të përdalë, e cila gjysmë veshur e gjysmë lakuriq i drejtohet bashkëbiseduesit me arrogancë e mungesë elementare të kulturës njerëzore me fjalët: “kush je ti bre, per met votu hallku?”.

Në Kosovë mjerisht ka shumë “gazetarë”, jo vetëm të paaftë, të pakulturë dhe pa arsimin elementar, por edhe krejt të panjerëzishëm dhe të pa pikë karakteri njerëzor.

Shtrohet pyetja cila shkollë ka prodhuar gazetarë të tillë të klonuar, gjysmanalfabetë, delenxhi e delenxhesha, “matrapazë” në kuptimin primar,  persian, të fjalës?

 

4.

 Ja përse e  akuzon Adem Jasharin, soji bastard i gazetës Ekspress, Arben Idrizi  “për sikur thotë ai pjesëmarrje, në vrasjen e familjes së tij”.

 

“Skizofreni të atillë, sa të adhurohet deri në dëlir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari. Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë. Arben Idrizi…  ( Res Publica, Postuar në 14 Gusht, 2013 09:37)

Ja si i përdredh, i manipulon, i sistemon mendimet ogurzeza, hipotetike, hipokrite një Parim Olluri:

“E keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshit nëse dikush do t’iu thoshte se, nëse Adem Jashari do të ishte gjallë, do të ishte një biznesmen i fuqishëm i pasluftës. Do të thoshte se komandanti legjendar do të ishte edhe pronar i Z-Mobile, kompanisë që u përfol shumë për përfshirje në afera korruptive. Ose edhe më keq – nëse sarkazma e bashkëbiseduesit tuaj nuk do të përfundonte me kaq, por do të përfshinte edhe heronjtë tjerë të UÇK-së. Do të thoshte se Hamëz Jashari do të ishte një nga pronarët më të mëdhenj të fabrikave të privatizuara nëpërmjet aferave korruptive. Apo do të thoshte se, nëse Zahir Pajaziti do të mbetej gjallë, do të ishte pronar i Hotel Grand-it. Bashkëbiseduesi juaj do të vazhdonte me cinizëm duke thënë se, nëse Fehmi Lladrovci, një prej komandantëve të rrallë që fliste në gjuhën angleze kur intervistohej nga mediet e huaja, do të ishte një prej abuzuesve më të mëdhenj të donacioneve ndërkombëtare.” ( Parim Olluri. Insajder 15. 8. 2017.)

Veton Surroi thotë se lufta e UÇK-së ishte kriminale, fashiste, gazeta “New Born”

Surroi i quan “kriminelë” ish-komandantët e UÇK-së.

Publicisti Veton Surroi e quan primitiv presidentin Hashim Thaçi. Ai thotë nëse Gjykata Speciale bazohet në të gjeturat e Prokurorit Williamson, presidenti i vendit duhet  të arrestohet, (albInfo, 3 tetor 2016). “Janë së paku 200 mijë njerëz në PDK që deri më tani kanë pranuar me votën e tyre se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”, ka deklaruar Surroi… Për vrasjen e 14 serbëve në Grackë, vrasje e pa zbuluar, e supozuar derisa nuk ka një aktakuzë nga ndonjë prokuror apo gjykatë, Vetoni qysh në gusht të vitit 1999 i akuzonte luftëtarët e UÇK-së dhe ata i quante fashistë.

Kontrolloni gjithashtu

Fjala e Elez Durmishit, në 25-vjetorin e kryerjes së misionit informativ, historik, të Radios-Kosova e Lirë, gjatë luftës së UÇK-së

Mirë se keni ardhur, këtu në Shtëpinë-Muze, në 25-vjetorin e kryerjes së misionit informativ,  historik,  …