Sivjet rreth 130 qytetarë të Kosovës janë mbytur në komunikacion, janë vrarë mes veti dhe janë mbytur në det

Sivjet rreth 130 qytetarë të Kosovës janë mbytur në komunikacion, janë vrarë mes veti dhe janë mbytur në det

Në tetë muajt e parë të këtij viti në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 84 pjesëmarrës në komunikacion, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak në rrugë kanë gjetur vdekjen 71 vetë. Këto burime janë verifikuar nga Policia e Kosovës. Gjithnjë  sipas të dhënave të Policisë, vetëm në tetë muajt e këtij viti kanë ndodhur 15 vrasje. Gjatë pushimeve në Bregdetin e Shqipërisë raportohet të jenë mbytur në det rreth 30 shqiptarë nga Kosova. Ja cili është bilaci tragjik i shuarjes së jetëve, në radhë të parë nga pakujdesia, mungesa e përgjegjësisë, mungesa e kulturës së sjelljes në komunikacion, zënkat banale që rezultojnë me vrasje dhe mbytjet në det, jo vetëm për shkak të mos dijes së notimit, por edhe për shkaqe të tjera që e përcjellin këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …