Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Kongresin amerikan, Keith Self, ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO gjatë një seance dëgjimore me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Kosova, Luginën e Preshevës, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Self e përshkroi rajonin si “jashtëzakonisht të brishtë” dhe vlerësoi se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike mbetet një faktor kyç për stabilitetin afatgjatë. Kongresmeni amerikan mirëpriti gjithashtu emërimin e ambasadorëve të rinj amerikanë në vendet e rajonit dhe nënvizoi nevojën për emërimin sa më të shpejtë të një ambasadori të SHBA-së në Kosovë, duke e konsideruar këtë një pozicion me rëndësi strategjike. “Të jem i sinqertë, nuk mund të flas për zgjerimin e NATO-s bazuar në takimet e fundit me ministrat e jashtëm. NATO është e fokusuar në disa çështje të tjera. Zgjerimi, veçanërisht në rastin e Kosovës, nuk është agjendë parësore për momentin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Rubio.
Michael Vadon
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
