Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj: Njerëzit mund të flasin çka dojnë por ideja e ndarjes do të thotë luftë e re në Ballkan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka quajtur qesharake deklaratat për mundësinë e ndarjes së Kosovës, apo ndryshimin e kufijve. “Këto janë hajgare, njerëzit mund të flasin çka dojnë, ndarja është luftë e re në Ballkan. Kush është gati edhe për një luftë të re, le të flet për kufi, për ndarje”, ka thënë Haradinaj, duke u përgjigjur rreth deklaratave të kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve. Ai ka shtuar se është reale të shpresohet se deri në Krishtlindje – Vitin e Ri, të arrihet një marrëveshje me Serbinë. “Është kohë reale, nuk është kohë imagjinare, por donë punë. Nuk është se është krye. Disa po mendojnë se me të mërkurën kryhet. Të mërkurën niset edhe njëherë”, ka thënë Haradinaj, duke folur për takimin e së mërkurës në Bruksel dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …