Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj niset sot për në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE. Para se të nisej për në Bruksel është takuar me kryetarin e vendit, Hashim Thaçi në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. “Para nisjes në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ për rrugën evropiane të Kosovës, ka shkruar me këtë rast kryeministri Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
