Policia e Kosovës: Nga sot dënime për shoferët që nuk i kanë në automjet pajisjet dimërore

Policia ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët se a janë përgatitur për fillimin e sezonit dimëror. Dje, njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk ka shqiptuar gjoba. Por, bëri të ditur se nga sot (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet.bMe ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia apeloi te qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …