leoni

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri Haradinaj thotë po t’ia lëmë këtë punë në dorë vetëm Mogherin’it, do të mbësim kështu edhe 3000 vjet

Kryeministri edhe një herë ka kërkuar që në procesin e dialogut me Serbinë të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë ai e bëri në një paraqitje televizive.  Haradinaj foli edhe për rolin e BE’së dhe SHBA’së në lidhje relacionet Kosovë-Serbi. Ai përsëri kritikoi Shefen e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini. kryeministri tha se Mogherini nuk ka bërë asgjë në lidhje me problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e SHBA’së në dialog. I pari i qeverisë tha se po t’ia lëmë në dorë vetëm Mogherin’it, ‘’do të mbësim kështu edhe 3000 vjet’’. Haradinaj tha se lufta në Bosnje dhe Kosovë ka përfunduar vetëm me ndërhyrjen e SHBA’së, dhe problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …