Kryeministri Haradinaj: Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë

Kryeministri Haradinaj: Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë

Pasi Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave Kosovës, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka thënë se së shpejti qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin lirshëm në Evropë. Kujtojmë se 420 deputetë të Parlamentit Evropian kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar. “Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …