Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri

Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në mbledhjen e Qeverisë në të cilën janë miratuar tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri. “Qeveria e Republikës së Kosovës, konform me përmbushjen e agjendës së saj, i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si e drejtë kushtetuese e saj dhe si përgjigje nevojave të konsolidimit të brendshëm të shtetit. Kompletimi i mekanizmave të sigurisë është investimi më i madh i vendit tonë në të ardhmen e sigurt. Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur, profesionale, multietnike dhe gjithpërfshirëse, të rreshtuar me ushtritë e paqes, bazuar në standardet e NATO-s. Në këtë rrugëtim tonin, do të jemi shumë të kujdesshëm, që secili hap që ka të bëjë me ushtrinë e Kosovës të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë në NATO, posaçërisht me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …