Kryeministri Hoti e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën, nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington

Kryeministri Hoti e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën, nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën dhe rajonin nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Uashington. Ai në konferencën për media tha se kjo është një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Kosovën. “Marrëveshja ka të bëjë normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që lidhin ekonominë e të dy vendeve, si dhe krijojnë qindra mijëra vende të punës për të dy vendet e rajonin, Ai ka falënderuar Amerikën për mbështetjen e fuqishme. Hoti tha se kjo marrëveshje i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke. Hoti pas takimit tha se në Shtëpinë e Bardhë gjithmonë është dhënë mbështetje e madhe për Kosovën. “Në këtë shtëpi të shenjtë për shqiptarët janë lidhur gjithmonë marrëveshje të mira”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …