leoni

Kryeministri Hoti: Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri Hoti pranoi letër urimi nga presidenti i Partive Popullore Evropiane, Donald Tusk

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër urimi nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të Qeverisë së Kosovës. Me kënaqësi të madhe ju uroj që jeni bërë kryeministër i Kosovës në fillim të këtij muaji. Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën. Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj. Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re, thuhet në mes tjerash në letrën e kryetarit të Partive Popullore Evropiane, Donald Tusk.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …