leoni

Kryeministri Hoti thotë se nuk ka investim më produktiv se investimi që bëhet në sektorin e bujqësisë

Kryeministri Hoti thotë se nuk ka investim më produktiv se investimi që bëhet në sektorin e bujqësisë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka investim më produktiv se ai në bujqësi. Këto deklarata ai i bëri gjatë përurimit të punimeve në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini. Hoti tha se është i lumtur që ky projekt i filluar para 5 vjetëve po përfundon sot. “Jam shumë i kënaqur që para 5 vjetëve e kemi filluar, sot arrijmë të përfundojmë, pjesën që lidhë Radoniqin me Dukagjinin. “Jam i lumtur që me këtë sistem mund të zbulohet hapësira prej 5000 hektarëve deri në dhjetë mijë dhe të shtrijmë deri në 30 mijë hektarë”. “Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë “, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Nga 1 korriku hyri në fuqi marrëveshja Shqipëri–Itali për njohjen e viteve të punës

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë …