Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq, në selinë e Qeverisë Federale në Sarajevë, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus të takimit ka qenë përmirësimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Kryeministri Nikshiq falënderoi për vizitën dhe përkujtoi rëndësinë e vendimit të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e BeH, i cili do të zbatohet nga fillimi i vitit 2025, do të lehtësojë ndjeshëm funksionimin e kompanive dhe do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik. Ai shtoi se heqja e regjimit të vizave do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave dhe përveç tregtisë do të mundësojë bashkëpunim edhe në fushën e arsimit dhe kulturës, veçanërisht studentëve dhe artistëve.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					