leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thurur lavde marrëdhënieve të mira e shumë miqësore të Kosovës me Turqinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thurur lavde marrëdhënieve të mira e shumë miqësore të Kosovës me Turqinë

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thurur lavde për raportet Kosovë-Turqi. “Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen”, ka thënë Kurti në fjalën e tij, sipas zyrës së kryeministrit. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit  “ai (Kurti) shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social”. Kurti   i është shprehur mirënjohës Erdoganit për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …