Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot ushtarët e SHBA-ve që kanë rënë për liri. Haradinaj në rrjetin social Facebook ka postuar një shkrim për ushtarët e shoqëruar me një fotografi ku shihet i përulur para varreve të tyre diku në Amerikë.

”Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbronë këto vlera. Zoti e bekoftë Amerikën!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Inflacioni rëndon familjet në Kosovë, çmimet në shtator u rritën për 7.8 për qind

Kosova po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare …