Brickos

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, zotohet për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, të shtunën është zotuar për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet me aleatin e saj ballkanik, Serbinë, presidenti i së cilës i përshkroi marrëdhëniet me Moskën si më të mirat në dekada edhe përkundër përpjekjeve të vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Serbia mbetet aleati kryesor rus, në Evropë. Beogradi ka refuzuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës dhe planifikon të nënshkruajë këtë javë një marrëveshje për tregti të lirë me bllokun ekonomik të udhëhequr nga Rusia. Gjatë vizitës së tij, Medvedevi mori pjesë në një shfaqje ushtarake për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit serb nga okupimi nazist nga trupat e udhëhequra nga komunistët sovjetikë dhe jugosllavë. Ai iu adresua ligjvënësve serbë dhe parashikoi nënshkrimin e disa marrëveshjeve për të forcuar lidhjet ekonomike e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …