eri rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar me shqetësim lidhur me zhvillimet më të reja në veri të Kosovës

Shefi i qeverisë thotë se zhvillimet e sotme nuk e ndihmojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndaj bën apel të evitohet shtegu i përplasjeve. A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar”, shprehet Rama. Ai shprehet se këto pamje në veriun e vendit janë  panevojshme dhe për këtë duhet që në qendër të veprimeve të jetë dialogu. Unë bashkohem me aleatët amerikanë  në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm. Sot, bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, saktësoi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …