Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel ku mori pjesë në sesionin e diskutimit rreth samitit, BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku mori pjesë në sesionin e diskutimit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarin  e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski rreth samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ai u shpreh me këtë rast se kur dikush më pyet kohë më parë çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Evropës, BE-së? Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Dhe thashë, mund t’u sjellim ca buzëqeshje. Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. I patë fytyrat e tyre dje? Ishin më mirë sesa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm.  Ajo çfarë ishte shumë e bukur, ishte që fotoja në grup, sepse e bëmë ndryshe, zgjodhëm një mënyrë ndryshe për ta bërë këtë foto në grup dhe shpresojmë që dhe ato ta ndryshojnë dhe dërgoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur i Shqipërisë. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë pas një kohe të gjatë dhe po i gëzoheshin diellit, sepse kishte një diell shumë të bukur dje në Tiranë, tha mes tjerash Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

BE dhe EULEX reagojnë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas akuzave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj …