Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar  po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Kryeministri  Edi Rama ka shpërndarë  në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku shihet se   fillimisht u intonuan  himnet e të dyja vendeve. Ndërkohë të dy  kryeministrat prezantuan  delegacionet që i shoqëronin. Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …