Edi Rama e uron Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i gatshëm për t’u ulur në dialog me opozitën pa vendosur asnjë kusht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në pyetjen e gazetarëve  nëse partnerët ndërkombëtarë janë duke bërë përpjekje për fillimin e dialogut midis tij dhe kryeopozitarit Lulzim Basha ai tha se nuk ka përpjekje të tilla.  Rama u shpreh i gatshëm për t’u ulur në dialog me opozitën pa vendosur asnjë kusht. “Ne jemi gati, unë jam gati, nuk kam asnjë paragjykim, asnjë kusht nëse duan të diskutojnë për të ardhmen, e ardhmja vjen më shpejtë se çfarë duket. Nëse ata vazhdojnë kështu deri në vitin 2021, këtë  e kanë paketuar përsëri me duart e tyre. Tani kemi punë më shumë sepse kemi marrë përsipër barrën për të drejtuar 61 bashkitë e vendit, ka saktësuar kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …