Lufta në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001, Amerikës i ka kushtuar 975 miliardë dollarë e qindra mijëra të vrarë dhe të gjymtuar

Mbi 1.366 civilë të vrarë e 2.446 janë plagosur gjatë 6 muaj të luftimeve në Afganistan, në mesin e tyre 327 fëmijë e 150 gra

Mbi 1.366 civilë janë vrarë dhe 2.446 janë plagosur gjatë luftimeve në Afganistan, në mesin e tyre 327 fëmijë dhe rreth 150 gra. Shifrat e fundit tregojnë për rënie të numrit të viktimave për 27%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thanë se e mirëpresin këtë rënie, porse vazhdojnë “ta konsiderojnë nivelin e dëmit që u bëhet civilëve si tronditës dhe të papranueshëm”. Bilanci i përgjakshëm në Afganistan vazhdon, me gjithë përpjekjet e udhëhequra nga Amerika për të arritur marrëveshje me militantët talibanë, që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare. Talibanët kontrollojnë gati gjysmën e Afganistanit, më së shumë  territor, prej kur Amerika e ka pushtuar këtë vend në vitin 2001. Talibanët, të cilët luftojnë kundër forcave të Qeverisë afgane shkaktuan 52% të viktimave. Në mesin e 985 viktimave civile, që pësuan nga talibanët, ka zyrtarë qeveritarë, pleq fisnorë, punonjës të ndihmës e të tjerë. Forcat pro-qeveritare, ndërkaq, vranë 717 njerëz dhe plagosën 680 – që do të thotë rritje për 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lufta  shkaktoi vdekjen e 144 grave dhe plagosjen e 286 të tjerave. Viktimat fëmijë përbëjnë gati një të tretën e viktimave të përgjithshme civile – me 327 vdekje dhe 880 të plagosur – thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq, do të kërkojmë kthimin e rendit kushtetues

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se partia e saj do të ndërmarrë veprime …