leoni

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomon gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomon gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në fjalën e tij, ministri Tahiri ka theksuar se pjesë e trashëgimisë së tij, krahas ligjeve vitale për qytetarët, është pikërisht avancimi në sistemin korrektues të Republikës së Kosovës. “Infrastruktura ka shënuar përmirësim të plotë dhe vazhdon të përmirësohet edhe sot.  Qendra të reja janë hapur e ato të vjetrat janë rinovuar. Kemi menaxhim efikas të procedurave standarde të veprimit, dhe kemi ulur për herë të parë në një nivel të plotë, dukuritë negative brenda burgjeve. Sot Qendrat Korrektuese, nuk janë as për së afërmi ato që kanë qenë dikur, dhe të njëjtat i kemi vendosur në një kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit”, ka thënë ministri Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …