Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Ai, me këtë rast ka publikuar një foto të një pëllumbi i cili fluturon mbi një xhami dhe shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin! Festa e Kurban Bajramit bashkë me Fiter Bajramin janë dy nga festat më të rëndësishme të besimtarëve islamë. Fiter Bajrami, ose Bajrami i Vogël sikur e emërtojnë besimtarët islamë shqiptarë, simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin dhe festohet anembanë botës nga të gjithë besimtarët myslimanë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
