Brickos

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ministren e Punëve te Jashtme të Japonisë, Toshiko Ab

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ministren e Punëve te Jashtme të Japonisë, Toshiko Ab

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ministren e Punëve te Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. Të njëjtit janë pajtuar që bashkëpunimin bilateral ta avancojnë në dimensione tjera. Tutje, Haradinaj ka treguar se Japonia do të hap ambasadë në vitin 2020 në Kosovë. “Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …