Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij një delegacion nga diplomacia franceze

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij një delegacion nga diplomacia franceze

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij një delegacion nga diplomacia franceze. Atyre shefi i Qeverisë u kërkoi mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën. I kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Europën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin, një delegacion nga Franca gjenden për vizitë në Kosovë. Haradinaj këtij delegacioni i tregoi se vendi është i gatshëm të jetë kontribuuese në organizatat ndërkombëtare. “Europa duhet parë Kosovën si konsumatore për ekonominë e saj dhe partnere kredibile për sigurinë rajonale e globale. Marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euro-atlantike ishin në fokus të takimit me delegacionin francez, kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Europën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin. Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta si shtet, duke u bërë pjesë aktive e organizatave ndërkombëtare. Në këtë etapë, presim mbështetjen e Francës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë, për të cilën i kemi përmbushur të gjitha kriteret me kohë dhe mbështetjen për anëtarësim në Interpol, me rëndësi kyçe për parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional”, ka shkruar si.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …