Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ka përkujtuar viktimat

Kryeministri Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA i ka përkujtuar viktimat e 11 Shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA i ka përkujtuar viktimat. Ai në një postim të tij ka shkruar se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës do të jenë bashkë me aleatët strategjikë. “Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me ShBA-të, popullin dhe qeverinë amerikane dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës, ne jemi bashkë, në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë! Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun: Dënimi i ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte “i rëndësishëm për Serbinë”

Teksa procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë, po hyn në fazat përfundimtare, zyrtarë të lartë …