Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Komitetin Ndër-Ministrotr për anëtarësim dhe Integrim në NATO. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. “Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …