Haradinaj: Në vitin 2018 do të ketë liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Bohuslav Sobotka. Në urimin e kryeministrit Sobotka thuhet: Dëshiroj t’ju përgëzoj me sinqeritetin më të madh për emërimin tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ju uroj gjithë të mirat në pozitën tuaj të re. Kam kënaqësinë të shoh se marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë miqësore dhe me mundësi për thellimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procesin e reformave si dhe përparimin në dialogun me Serbinë që çon në anëtarësimin e Kosovës në BE në të ardhmen. Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për t’i ofruar Shkëlqesisë suaj nderimet e mia më të larta.

Kontrolloni gjithashtu

Ngjarja e 3 shtatorit 1878: Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit vrasin Mehmet Ali Pashën

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga …