Haxhinjtë kosovarë kthehen nga Meka

Haxhinjtë kosovarë kthehen nga Meka

Vendin e shenjtë Meken sivjet e vizituan 1079 haxhilerë nga Kosova, të cilët sot në në orën 05:00 të mëngjesit u kthyen në vendlindje. Pelegrinët kosovarë, që kryen njërën nga pesë shtyllat e islamit, u pritën nga të afërmit e tyre në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Megjithatë, disa haxhilerë nuk ishin ndarë të kënaqur me organizimin e këtij udhëtimi, pasi që ushqimi dhe banimi nuk ishin siç duhet. Kujtojmë se ankesa të tilla ka pasë edhe nga haxhilerët e Maqedonisë, transmeton rtv21. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ritual që çdo besimtar duhet ta kryejë njëherë në jetë, nëse ka mundësi. Mbi 2 milionë besimtarë nga e mbarë bota vizituan këtë vit Meken. Haxhilerët nga Kosova ishin nisur në javën e fundit të muajit gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …