Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Albin Kurti: Qeveria e re do të rishqyrtojë të gjitha vendimet që ish-kryeministri Haradinaj mori pas dorëheqjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit  me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë zonjën Apostolova,   ka thënë se qeveria e re do të rishqyrtojë të gjitha vendimet që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj,  mori pas dorëheqjes më 19 korrik 2019. I pyetur për emërimet që kishte bërë Haradinaj në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, sa ishte kryeministër në detyrë, Kurti ka thënë se asnjëri vendim i pas dorëheqjes s’ka statusin e njëjtë me vendimet e para datës 19 korrik. “Të gjitha vendimet të cilat janë marrë pas datës 19 korrik 2019, nuk mund ta kenë statusin e njëjtë para kësaj date. Po i referohem datës kur ish-kryeministri dha dorëheqje. Qeveria e Kosovës, unë si kryeministër, do të kemi rishqyrtim të gjithë kësaj faze pas dorëheqjes së ish-kryeministrit. Me ç’rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri në Kosovë duhet të rrisim përgjegjësinë institucionale e ligjore në njërën anë por edhe politike e morale. Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë se vendimet e emërimet e më pastajme kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë shtetndërtimin demokratik e ligjshmërinë në republikën tonë”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët me  zonjën Apostollova.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …