Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta nxisin Serbinë të përmbush obligimet që dalin nga drafi franko-gjerman. Ai ka shkruar më tutje se Serbia ka rënë dakord me versionin përfundimtar, por tani po kërkon ta minojë atë. “Një vit më parë, BE-ja me lidership të Francës dhe Gjermanisë na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
