Kryeministri Kurti njofton se është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar edhe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Njoftohet se gjatë takimit në mes tyre është biseduar për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve, për arritjet dhe sfidat e qeverive respektive gjatë vitit të kaluar,  menaxhimin e pandemisë, ringjalljen e ekonomisë dhe ballafaqimin me krizën globale energjetike, si dhe për situatën në Ukrainë. Kryeministri Kurti ka deklaruar se menaxhimi i suksesshëm i pandemisë dhe fushata e suksesshme e vaksinimit masiv të popullatës, së bashku me besimin e madh në institucionet qeverisëse, ka ndikuar në përgjigjen pozitive të ekonomisë gjatë viti 2021. Kryeministrja e Estonisë, Kallas e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për marrëdhëniet e mira bilaterale. Për të diskutuar më gjerësisht mbi format e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, kryeministrja Kallas e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Estoni.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …