Kryeministri Mustafa konfirmon investimet në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka konfirmuar edhe një herë synimin që Qeveria e Kosovës të investojë në projekte të rëndësishme zhvillimore në komunën e Ferizajt.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Mustafa, ndër të tjera shkruan: “Së shpejti në Ferizaj do të fillojmë ndërtimin e Spitalit Rajonal, do të bëjmë zgjidhje për çështjen e Hekurudhës dhe po ashtu do të bëjmë zgjidhje përfundimtare për ujin e pijshëm dhe ujitje përmes investimeve në Hidrosistemin Lepenci”.

Janë këto vetëm disa nga projektet e premtuara nga Qeveria, të cilat pritet të realizohen në Ferizaj e rrethinë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, falënderon me këtë rast Kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetje. Ai falënderon po ashtu Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun, Ministrin e Mjedisit Ferid Aganin, deputetët e zyrtarët e lartë dhe qytetarët që morën pjesë të dielën më 5 qershor në përurimin e projekteve të rëndësishme në komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …