Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka biseduar me zyrtar të SHBA-ve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka biseduar me zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi është zhvilluar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, dhe ka takuar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan. Ai i uroi mirëseardhje Brendan Hanrahanit dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për Kosovën. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shtoi më tutje se Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në darkën e organizuar nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, u marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushat e diplomacisë, investimeve, mbrojtjes dhe fushave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ka pasur reagime të shumta

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale ndërsa shumë agjenci tjera janë të pakompletuara

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala ka tërhequr vërejtjen se …